Meqe u be nxehte fundjaven e kaluar, thashe te bej nje piknik prape po aty. Mora rrugen siper kopshtit botanik, kur ne krye te rruges ishte nje postbllok me nje roje qe qe me tha-Ndal. NUk lejohet te kalosh kendej, me tha. Po deri te kodrat po shkoj, i thashe une.
Jo, gje nje rruge tjeter se kjo rruge eshte bere private, me tha. Heu, thashe me vete, ne Shqiperi edhe rruget na jane bere private~prit kur te privatizohet ndonje dite dhe statuja e Skenderbeut.
Meqe deshtoi pikniku te kodrat e jugut te Tiranes, thashe me vete po shkoj pas kopshtit botanik sepse aty ka nje liqen a pellg te vogel qe eshte formuar nga zenia me dige e rrekeve qe bien nga kodrat. Kur c'te shoh, kodra ne te majte te liqenit te vogel po germohej dhe gjysma e liqenit ishte mbushur me dhe. Kush e di shohim ndonje pallat pas nje muaji aty.
Me lindit pyetja, si lejohet qe liqenet dhe natyra shqiptare te shkaterrohet ne kete menyre?
Po Ministria e Mjedisit ca ben?
No comments:
Post a Comment