Tuesday, May 12, 2009

Problematika shqiptare

Eh te jetosh ne Shqiperi eshte si te jetosh ne nje Guantanamo gjigand..(hiperbole kjo por per te treguar se politika ketu ta sjell ne maje te hundes).

Problemet ketu jane aq te shumta, saqe nuk di me ke te merresh me pare, nuk ke kohe as te merzitesh apo te mendosh shume gjate rreth nje problemi, eshte si te jesh ne nje lufte me dhjetera e qindra fronte...
Problemet jane te pranishme ne cdo minute te jetes dhe ne cdo qelize te shoqerise.
Zgjohesh ne mengjes nen zhurmen e borive, sepse Kasemi po i bie borise fort per te lajmeruar Muharremin per te dale per kafe, ndersa pak metra me tej Thomai po i jep gaz me sa i ha dora motorit, duke bere nje zhurme te tmerrshme, per t'i treguar miletit se sa shume kercet motori i tij. Ndersa zhurmuesit jashte largohen dhe i lene vendin nje bllokim trafiku, qe do te thote qindra bori qe bien ne te njejten kohe, Kostandini, komshia lart, fillon te shpoje murin me trapon, duke shkaktuar nje zhurme te padurueshme. Cohesh menjehere nga gjumi se nuk durohet me, dhe shkon ne banjo per te bere nje dush...por sheh qe nuk kishte uje; nuk paska ardhur sot uji.
Del per ne pune, ashtu i palare, dhe sapo ben hapat e para, kepucet e tua jane bere te bardha nga pluhuri, ndersa ti po sfilitesh te marresh pak O2 ne mes te asaj mjegullnaje tymi makinash e pluhuri.
Mberrin te semafori, por nuk mund te kalosh dhe shpeton per nje qime nga Mahmuti qe do te te shkele ne makine sepse po kalon me driten e gjelber per kalimtaret ( a thua shumica e shqiptareve jane daltonike?)
Edhe ne pune nuk shpeton nga torturat, pasi bari poshte punes tende ka ngritur ne kube te qiellit zerin e altoparlanteve nga ku del kenga-Alo alo ambulanca. Si te mos mjaftonte kjo, polic Rrapushi po kalon me motorin e tij te madh, dhe per te lajmeruar Tiranen se po kalon ai, i jep gaz motorit me sa ka fuqi per te treguar qe motori i tij ka ze me te fuqishem se motorat e atyre jevgjve qe verviten me to neper rruget e Tiranes.
Kesaj zallahmie, i shtohet dhe muzika e Sinan Hoxhes qe bucet nga magnetofoni i nje komshie ne ndertesen ku po punoj.
Del nga puna, dhe merr rrugen per ne shtepi, duke kaluar neper re tymi nga adoleshentet e pleqte (pa dallime seksi) qe po pijne duhan neper rruge.
Ndersa kalon perseri neper peripecite e semaforit, tymit te zi te makinave dhe pluhurit te verdhe ne te bardhe, tymit te duhanxhinjve dhe borive qe bien papushim, afrohesh te lagjja jote. Papritur te bie mu para kembeve te tua nje qese e madhe qe hapet duke nxjerre ne trotuar lloj lloj plehrash si pelena femijesh, Lines grash, mbeturina te drekes qe "qytetaret" sapo kishin ngrene...
Dhe sheh ne rrugen ne krah, qe Xhaferri po rreh gruan e tij me lopate sepse dyshon qe ajo mund ta tradhetoje ndersa ai del e behet tape me shoket. Disa metra me tutje degjon krismat e automatikut, dhe me vone merr vesh se komshia qellon familjen e komshise, pasi gruaja e tij na qenka fyer nga gruaja e familjes se komshise. Gjate shkembimit plagosen dhe disa kalimtare te tjere, po kush po e can koken per ta, mire t'u behet, pse u dalin para plumbave te burrit te terbuar?
Ndersa po mundohesh te ecesh ne trotuarin e gjere 0.6 m, sheh se nje turme makinash kane parkuar ne trotuar megjithese jane nja 10 tabela qe ndalojne qendrimin!
Pasi futesh ne shtepi, sheh qe iken dritat..pret derisa vijne dritat perseri dhe hap televizorin vetem per t'u torturuar perseri pasi ne cdo kanal qe nderron sheh vetem fytyra politikanesh tek i shajne njeri-tjetrit me rob e me sorollop dhe ndersa mburren se si gjithe kohen mundohen per te perfaqesuar votuesit e tyre (duke i rrjepur dhe keqtrajtuar si te ishin bageti per therje), dhe se si kane ulur taksat, kane rritur rrogat duke arritur nivele skandinave, kane pastruar ajrin saqe tani ia kalojme edhe vendeve perendimore, se si te ne eshte parajsa ne toke dhe ne te njejten kohe shkemb i patundur ne buze te Adriatikut me ujrat e kristalta ku e gjithe bota lakmon te kaloje pushimet.
Te vjen per te vjelle nga fjalet qe dalin nga gojet e ketyre politikaneve, por nuk mund te vjellesh pasi nuk ka uje ne cesme per te lare banjon pastaj :)
Edhe nje idiot pa 2 vjet shkolle do te arrinte te fliste me me argumenta se sa keta fytyra politikanesh qe vetem njerez nuk mund t'u thuhet.
E mbyll televizorin, dhe perpiqesh te mendosh se kundra cilit problem te luftosh me pare..por eshte e pamundur...
Jane shume shume te medha per nje person te vetem...

Saturday, March 28, 2009

Protesting against Global Warming













It is 8:50, i have switched off all the lights of my apartment since 8:30. I have only my laptop on, which is running on battery. I will be in the dark until 9:30 to participate in the Earth Hour and protest against global warming and the irresponsibility of our policy makers.